Transportonte drogë për grupet kriminale, arrestohet 34-vjeçari nga Lushnja i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2025, 09:35 | Kronikë

Transportonte drogë për grupet kriminale, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar nga Lushnja i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ka rënë në prangat e Policisë së Fierit. Ai u arrestua për llogari të autoriteteve italiane dhe pritet ekstradimi i tij në Itali.

Ndaj tij, Gjykata e Milanos ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

34-vjeçari kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike për llogari të grupeve kriminale.

Njoftimi i Policisë Fier

Finalizohet brenda 24 orëve, një tjetër operacion policor për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet nga shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier gjatë operacionit policor të koduar "Transportuesi" dhe arrestohet për t’u ekstraduar në Itali, një shtetas për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transportuesi”.       

Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar K. M., 34 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Milanos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

34-vjeçari kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike për llogari të grupeve kriminale.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos