Tre të mitur largohen nga qendra sociale në Elbasan, përgjegjësi kërkon ndihmën e policisë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2024, 12:50 | Kronikë

Tre të mitur largohen nga qendra sociale në Elbasan,

Tre shtetas të mitur janë larguar nga ambientet e një qendre sociale në Elbasan dhe për këtë rast, përgjegjësi i qendrës ka denoncuar në polici rasti.

Kjo ngjarje ndodhi të enjten dhe ka alarmuar autoritetet për sigurinë e fëmijëve, dy prej të cilëve janë 13-vjeçarë dhe njëri 14 vjeç, shkruan A2 CNN.

Puna për gjetjen e këtyre të miturve ka filluar menjëherë, me forcat e rendit dhe strukturat përkatëse që po angazhohen në këtë proces. Kjo situatë ka ngritur shqetësime në komunitet, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e fëmijëve dhe sigurinë në qendrat sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos