Policia e Shkodrës ofron një shpërblim prej 30 mijë eurosh, për këdo që jep informacion që do të çojë në identifikimin e autorëve që vendosën lëndë eksplozive në banesën e gjyqtarit të shkallës së parë, Tonin Stërkaj.
Policisë e Shkodrës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e shtetasit që shfaqet në pamjet filmike të sekuestruara dhe i siguron ata se do të ruajë anonimatin.
“Kushdo që ka informacion duhet ta dërgojë në numrin 069 41 05 436”, shkruan policia.
Mëngjesin e së dielës, një sasi eksplozivi u hodh në oborrin e banesës së gjyqtarit Sterkaj, fatmirësisht pa lënë të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sulmi ndaj gjyqtarit u dënua nga të gjitha aktorët, teksa ndaj tij është vendosur dhe një ruajtje e posaçme për një periudhë 6-mujore. (A2 Televizion)