Një sasi tritoli ka shpërthyer në tarracën e një lokali në Velipojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.45 të mëngjesit të sotëm, teksa janë raportuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i Policisë
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 03:45, në fshatin "Rrjoll", Velipojë, në tarracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. (A2 Televizion)