Policia e Pogradecit ka arrestuar nj2 24-vjeçar, pasi dyshohet se është autori i plagosjes me thikë të një bashkëmoshatari të tij dy net më parë në qytet.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një sherri të çastit. Përveç 24-vjeçarit, ka nisur procedim penal për 2 shtetas të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje, konkretisht: -K. K., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 47-vjeçar; -P. K., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke i penguar gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes.
(A2 Televizion)