
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lushnjë-Berat. Një makinë tip golf ku udhëtonim 6 persona është përfshirë në një aksident në Fiershegan.
Sipas drejtuesit të mjetit i cili po udhëtonte në drejtim të Beratit i është bllokuar korsia përballë. Në tentativë për të shmangur përplasjen ai ka spostuar makinën në krahun e djathtë ku është përplasur me një mjet të parkuar e më pas është përmbysur.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë marre dëmtime të 6 personat që ishin në makinë ku tre ishin fëmijë, të cilët i transportuan në spital. Gjendja e tyre është stabël jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)