
Policia e Lushnjës ka nisur verifikimet mbi një ngjarje të pazakontë, në kufijtë e të pabesueshmes. Të dhënat paraprake ngrenë dyshime se persona ende të paidentifikuar kanë grabitur eshtrat e një personi që ishte ndarë nga jeta 17 vite më parë.
Rasti është sinjalizuar nga punonëjsit e mirëmbajtejs së varrezave të Lushnjës dhe dyshohet se autoret e kësaj ngjarje të pazakontë mund të kenë hapur një tunel nëntokësor për marrjen e eshtrave, që i përkasin një gruaje.
Për momentin edhe vetë policia e Lushnjës nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi këtë ngjarje, ndërsa grupi hetimor dhe policia shkencore janë parë në varrezat e Lushnjës duke kryer verifikimet mbi këtë rast të paprecedentë. (A2 Televizion)