Kukës, digjet plotësisht një Benz. E pësojnë edhe dy automjete të parkuara pranë tij

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 10:13 | Kronikë

Kukës, digjet plotësisht një Benz. E pësojnë edhe dy

Disa automjete janë përfshirë nga flakët mëngjesin e së martës në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 të qytetit.

Sipas policisë, një automjet tip Benz, në pronësi të shtetasit Rr. P., banues në Kukës, është djegur plotësisht.

Ndërkohë, dy automjete të tjera të parkuara pranë tij kanë pësuar dëmtime të pjesshme.

Kukës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Rr. P., banues në Kukës. 

Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara afër tij.    

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të djegies së automjeteve.

 



(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos