Tubimi i opozitës, policia: 18 të arrestuar, procedohet edhe deputeti Balliu

Nga Anesti Barjamemaj
21 Shkurt 2026, 13:04 | Kronikë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 18 persona dhe 28 të tjerë i ka proceduar pas akteve të dhunës gjatë protestës së opozitës.

Këto pamje të shpërndara nga blutë e Tiranës tregojnë molotovët e sekuestruar pas tubimit që zgjati gati katër orë dhe krijoi kaos në rrugët kryeqytetit.

Mes personave që do të përballet në dyert e gjykatës me policinë do të jetë edhe deputeti Klevis Balliu, i cili akuzohet për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Sipas bluve të Tiranës hetimet për protestën e 20 Shkurtit po vijojnë, për të identifikuar edhe persona të tjerë që kanë marrë pjesë në aktet e dhunës.

Veprimet e policisë kanë qenë nën monitorimin e Avokatit të Popullit ku nëpërmjet një njoftimi për mediat, ky institucion bën me dije se ka qenë i pranishëm në komisariatet e Tiranës ku ka marrë dëshmitë e të ndaluarve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos