Turistja nga Sllovakia mbytet në plazhin e Golemit

Nga A2 CNN
16 Korrik 2024, 21:09 | Kronikë

Turistja nga Sllovakia mbytet në plazhin e Golemit

Një turiste 61-vjeçare nga Sllovakia është mbytur pasditen e së martës në plazhin e Golemit. Policia bën të ditur se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos