Momenti kur forcat RENEA kan137 neutralizuar dhe ndaluar një të moshuar në lagjen 16 të Korçës është kapur nga kamerat.
71-vjecari, i identifikuar si Edmond Naska kishte qëlluar me armë automatike nga ballkoni i banesës së tij, që ndodhet në katin e parë të një pallati dhe më pas ishte mbyllur në banesë pa pranuar të dorëzohej.
Për rreth 1 orë e 40 minuta i moshuari I dyshuar me probleme të shëndetit mendor, por i pakartelizuar alarmoi policinë e Korçës si dhe detyroi forcat RENEA të dilnin në terren.
Paraprakisht policia e Korçës krijoi perimetrin e sigurisë duke ndaluar qarkullimin e banorëve pranë banesës së të moshuarit si dhe duke evakuuar një pjesë të banorëve të pallatit, edhe pse kishte nga ata që nuk pranuan të lëviznin nga banesat duke qëndruar madje edhe në ballkon.
Me mbërritjen e forcave RENEA, negocimet u intesifikuan dhe në një moment duke i thënë se kishin ardhur për ta ndihmuar kanë mundur fillimisht ta mbajnë të bllokuar nëpërmjet kangjellave të ballkonit, derisa efektivë të tjerë janë futur brenda banesës duke e neutralizuar plotësisht.
Fatmirësisht ky operacion policor përfundoi pa persona të lënduar, ndërsa fatmirësisht edhe kur 71-vjecari kishte qëlluar tre herë me armën automatike, nuk pati persona të lënduar.
Policia dhe prokuroria e Korcës kanë ngritur grupin hetimor për zbardhjen e motieve dhe verifikimin plotësisht të gjendjes mendore të të moshuarit. (A2 Televizion)