U akuzua nga ish-ortaku, SPAK vë në hetim Luan Baçin, ish-deputeti: Çështje e para 16 vitesh

Nga A2 CNN
11 Shtator 2026, 12:42 | Kronikë

U akuzua nga ish-ortaku, SPAK vë në hetim Luan Baçin,

Deputeti i PD Luan Baçi është marrë në hetim nga SPAK pas një kallëzimi të bërë prej ish ortakut te tij. Pas daljes nga prokuroria e posaçme ai ka theksuar se bëhet fjalë për një çështje të para 16 viteve dhe se kallëzuesi është paditur dhe nga vetë bashkëshortja e tij. Madje Baçi akuzoi se po tentohej ti vihej gjobë.

“E njëjta procedurë i njëjti zanat. Është e treta herë që vij, madje them të aplikoj për vende pune. E mora avokatin sepse nuk doja të flisja vetë. Një ish-ortaku im para 16 vitesh, në 2010 në një punë të përbashkët ka shitur aksionet e ka ikur dhe pas 16 vitesh është kujtuar të kallëzojë në SPAK. Jemi në proces civil me të në Gjykatën e Vlorës për arsyet që ai pretendon se bashkëshortja e tij nuk ka qenë prezente në shitjen e aksioneve. Bashkëshortja ka kallëzuar dhe ortakun dhe mua dhe një ortak tjetër. Sot u mora si person nën hetim, nuk më është komunikuar vepër penale. I bëra shpjegimet për qytetarët. Kallëzuesi është Hajredin Behari person me problematika, ka qenë objekt i  atentateve se është gjobvënës unë nuk pranova të më vihej gjoba. D përballem pikë për pikë në bazë të ligjit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos