Aksident në aksin Lushnjë-Berat, përplasen tre automjete, dy të plagosur rëndë

Nga Çaku Tafa
10 Shtator 2026, 16:55 | Kronikë

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, përplasen tre automjete, dy

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë.

Në aksident janë përfshirë tre automjete. Dy drejtuesit e mjeteve që u përplasën kokë më kokë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas dëshmisë së drejtueses së njërit prej automjeteve, tip “Fiat”, një mjet tip “Benz” po e parakalonte në korsinë në drejtim të Lushnjës. Më pas, “Benz”-i është përplasur kokë më kokë me një automjet tip “Ford”, i cili si pasojë e përplasjes ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Në vendngjarje ndodhet Policia e Lushnjës, e cila ka bllokuar qarkullimin rrugor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, përplasen tre automjete, dy (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos