U shkarkua si ministër i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari: Mirënjohje Ramës

Nga A2 CNN
11 Shtator 2026, 13:10 | Politikë

U shkarkua si ministër i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari:

Besfort Lamallari ka reaguar pas largimit nga detyra e ministrit të Brendshëm, duke e cilësuar drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme si

Një privilegj dhe një përvojë që e ka formësuar profesionalisht e personalisht, i ka cilësuar Besfort Lamallari, detyrën e tij si ministër i Drejtësisë dhe së fundi asaj të Brendshme përgjatë këtij viti. Në një reagim në rrjetet sociale, pak pas shkarkimit nga detyra e ministrit të Brendshëm, Lamallari mirënjohjen për kryeministrin Edi Rama, ndërsa i uroi suksese ministrit të ri të Brendshëm, Ervin Demo, në drejtimin e institucionit.

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen. 

Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj. Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues.

Për këtë mundësi të jashtëzakonshme, mirënjohje gjithmonë kryeministrit Edi Rama, të cilit tashmë do të kem kënaqësinë e veçantë t’ia kthej nderin e lartë dhe besimin tek unë edhe përmes angazhimit të ri si pjesë e ekipit të tij.

Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm me ekipin më të mirë në krah dhe i bekuar nga mbështetja deri në sakrificë e familjes time.

Urime dhe mbarësi kolegut Ervin Demo. Jam i bindur që do të çojë përpara me sukses prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”, shkruan Lamallari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos