Vrasja për një fjalë goje në Shkodër, gjykata vendos arrest me burg për autorin e dyshuar

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
11 Shtator 2026, 12:44 | Kronikë

Vrasja për një fjalë goje në Shkodër, gjykata vendos

“Arrest me burg” ka vendosur gjykata e shkallës së parë në Shkodër për shtetasin Andri Vulaj, autor i dyshuar i vrasjes të Ylber Lulit, ngjarje e ndodhur më 8 shtator në lagjen “Kongresi i Përmetit” të qytetit. Autori i dyshuar nuk ka dhënë asnjë dëshmi as në gjykatë dhe as në policinë vendore të Shkodrës rreth ngjarjes së rëndë, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes në rrethana cilësuese.

Sipas organit të akuzës, viktima Ylber Luli përmes SMS i kishte kërkuar dy shokëve të tij që ta sillnin në shtëpi autorin Andri Vulaj që të sqaroheshin.

Tek shtëpia ka ndodhur konflikti mes dy të rinjve, të cilët fillimisht janë përleshur dhe pas plagosjes me thikë të Andri Vulaj, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me një pistoletë duke lënë të vdekur Ylber Lulin.

Konflikti mes tyre dyshohet se ka lindur në një lokal në pedonalen e Shkodrës, të cilët kanë debatuar duke i thënë njëri-tjetrit “pse më sheh”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos