Policia bllokon “Rolls-Royce”-in 200 mijë paund në Lezhë, nis hetimi pasuror për pronarin

Nga Igli Çelmeta
10 Shtator 2026, 14:53 | Kronikë

Në kuadër të aksionit të Policisë së Shtetit për kontrollet e automjeteve luksoze, Policia e Lezhës ka bllokuar një “Rolls-Royce”. Makina luksoze që po qarkullonte në rrugët e Lezhës arrin në vlerën deri 200 mijë paund.

Policia bllokoi makinën luksoze pasi verifikoi origjinën, historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit, mbi pronësinë dhe burimin e të ardhurave me të cilat është blerë automjeti, shkruan A2 CNN. Në momentin që u ndalua nga policia, automjeti nuk drejtohej nga poseduesi real, por nga një person tjetër.

Bllokimi i makinës u bë për shkak të mungesës së dokumentacionit, ndërsa ka nisur hetimi pasuror për pronarin e automjetit, banues në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga dyshimet e krijuara për mundësinë financiare të drejtuesit materialet kaluan në prokurori për verifikim financiar dhe nëse justifikojnë pasurinë në rastin konkret automjetin luksoz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos