
Lirohet nga burgu edhe Florian Përvathi, i dënuar me 8 vite burg për vrasjen e Lek Legjonajt, vëllait të vrasësit të babait të tij.
Kur ka kryer krimin në vitin 2022, Përvathi ka qenë 17 vjeç, shkruan A2.
17-vjeçari e kreu krimin me paramendim për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë në vitin 2009, kur ai ishte vetëm 4 vjeç.
Florian Përvathi përfitoi nga amnistia penale. (A2 Televizion)