U dhunua nga ish-shefi i Qarkullimit Vlorë, rrëfehet kamarieri 18-vjeçar: Më goditi në fytyrë dhe qafë, më rrëzoi edhe syzet

Nga A2 CNN
27 Korrik 2025, 14:31 | Kronikë

U dhunua nga ish-shefi i Qarkullimit Vlorë, rrëfehet kamarieri

A2 CNN ka siguruar dëshminë e kamarierit 18-vjeçar të dhunuar nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të Vlorës, Ardian Isufi, në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës.

I riu tregoi se konflikti nisi për një shishe uji, teksa ai po shërbente si gjithmonë. Sipas tij, Oficeri i Policisë, së bashku me një tjetër person, e dhunuan pa ndonjë arsye të fortë.

Ai tregoi se u godit me gryshta e shpulla në fytyrë dhe qafë, teksa shtoi se i pranishëm në vendngjarje ishte edhe menazheri i lokalit.

Kujtojmë se Oficeri i pezullua përkohësisht nga Policia, derisa të sqarohen plotësisht detajet e ngjarjes.

“Erdhën dy zotërinj u ulën në tavolinë, porosinë e mori dikush tjetër dhe thjesht më thanë çfarë duhet të çoja. Porosia ishte një shishe ujë e madhe, një e vogël dhe një makiato.

Nuk e donte njërin ujë. Më tha hiqe ujin dhe i thash ok, vetëm mos shaj e ofendo, sepse edhe ai tjetri pa dashje e ka bërë. Vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër më ndoqën deri në banak. I thash të lutem mos kap me dorë. Ishte edhe menaxheri.

Më goditi një herë me shpullë dhe dy herë me grushte. Për një bidon ujë godet tjetri, në fytyrë dhe qafë. Më hodhi edhe syzet mirë që nuk mi theu. Sapo i kam mbushur 18-vjeç”, tha kamarieri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos