Zjarri kërcënon banesat dhe bizneset në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, dy helikopterë aksion për shuarjen e flakëve

Nga A2 CNN
27 Korrik 2025, 10:31 | Kronikë

Zjarri kërcënon banesat dhe bizneset në Borsh, Piqeras dhe Sasaj,

Rinisi mëngjesin e sotëm aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajroreper për neutralizimin e zjarreve në Borsh, Piqeras dhe Sasaj.

Prej ditës së djeshme flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset e zonës për shkak të erës së fortë që favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve gjatë orëve të para të mëngjesit, shkruan A2 CNN.

Zjarrëfikësit dhe Forcat e Armatosura të stacionuara në Borsh gjatë natës arritën të vendosin perimetra sigurie përreth banesave. Policia e shtetit dhe punonjësit e emergjencave civile ndihmuan banorë dhe pushues të evakuohen nga zonat më të rrezikuara, duke shoqëruar drejt zonave të sigurisë 40 prej tyre.

Zjarrfikësit e Himarës dhe Forcat e Armatosura vijojnë operacionin në terren duke bashkërenduar punën me ekuipazhet e helikopterëve për të eliminuar çdo rrezik.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos