U hodh në erë me tritol, A2 CNN siguron pamjet, lokali në Velipojë thuajse i shkatërruar

Nga A2 CNN
30 Korrik 2024, 10:58 | Kronikë

Lokali në Velipojë, në të cilin një sasi tritoli shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në pamjet e siguruara nga A2 CNN shihet se ambientet jashtme dhe kuzhina e lokalit që ndodhet në fshatin Rrjoll janë më të dëmtuarat.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45, me tritolin që dyshohet se është vendosur në tarracën e lokalit në pronësi të 35-vjeccarit Andis Danaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos