U hodh nga shkëmbi në Orikum, dëmtohet një person

Nga Edi Ruçi
12 Gusht 2026, 12:40 | Kronikë

U hodh nga shkëmbi në Orikum, dëmtohet një person

Një shtetas është dëmtuar teksa po hidhej nga një shkëmb në zonën e Orikumit.

Për shkak të dëmtimeve të marra, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në ambientet e spitalit kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, shkruan A2.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është dëmtuar gjatë hedhjes nga shkëmbi, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkaqeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos