
Një 48-vjeçar i identifikuar si Shkëlqim Lami u arrestua, pasi iu gjet në banesën një kallashnikov dhe 3 krehra dhe fishekë. “Blutë” po ashtu kanë sekuestruar armën dhe municionin, raporton A2CNN.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Sinjalizimi”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sh. L., 48 vjeç. Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)