
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku.
Shpataraku u arrestua pak ditë më parë në Durrës, teksa ndodhej në të njëjtën makinë me biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar në kuadër të hetimeve të SPAK.
Ish-efektivi akuzohet për veprën penale “përkrahja e autorit të krimit”. (A2 Televizion)