U kapën në flagrancë duke shitur kokainë, arrestohen 3 të rinj

Nga A2 CNN
28 Janar 2025, 11:11 | Kronikë

U kapën në flagrancë duke shitur kokainë, arrestohen 3

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Collaboration 2”. Gjatë këtij operacioni janë kapur në flagrancë tre shtetas në momentin e shitjes së një sasie kokaine.

Operacioni rezultoi me arrestimin e shtetasve me inicialet I.C. (21 vjeç), A.C. (21 vjeç) dhe Xh.M. (19 vjeç), të tre banues në Tiranë, shkruan A2.

Ata u kapën pranë një qendre tregtare, ku Xh. M. u gjet me 107 gramë lëndë narkotike kokainë, gjatë kontrollit fizik.

U sekuestruan 107 gramë kokaine dhe 3 celularë që dyshohet se janë përdorur gjatë aktivitetit kriminal.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos