E reja humb kontrollin e makinës dhe përplaset me shtyllën elektrike, tre të plagosur

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2023, 16:09 | Kronikë
E reja humb kontrollin e makinës dhe përplaset me shtyllën
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50 të kësaj të diele, në fshatin Zues, ku shtetasja E. G., 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës.

Nga përplasja mësohet se janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, shtetaset A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku vijon puna për nxjerrjen e drejtueses, nga automjeti i përplasur, me qëllim transportimin në spital. Ndërkaq, 2 pasagjeret janë në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos