Aksident tragjik në Rimini, vdes 31-vjeçarja shqiptare, u përplas nga fuoristrada së bashku me shoqen e saj

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2023, 13:31 | Kronikë

Aksident tragjik në Rimini, vdes 31-vjeçarja shqiptare, u

Një 31-vjeçare shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë tip fuoristradë në Rimini të Italisë, ndërsa shoqja e saj 21-vjecare ka mbetur e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjes e së shtunës, ku e reja identiteti i së cilës nuk bëhet i dihet ende, ka qenë në shoqërinë e një 21-vjecare me origjinë indiane dhe të dyja duke ecur anash në rrugë janë përplasur nga makina.

31-vjeçarja shqiptarja ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë e reja indiane ndodhet në spital në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Policia italiane ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili gjatë deklaratës së tij ka thënë se nuk i ka parë. Sipas mediave italiane, ai është rreth 60 vjeç dhe ishte duke shoqëruar një të afërm në spital. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos