U përplas nga një automjet, humb jetën 20-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
22 Mars 2024, 17:26 | Kronikë

U përplas nga një automjet, humb jetën 20-vjeçari në

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së premtes në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina. Bëhet e ditur se një automjet që drejtohej nga 33-vjeçari Ledi Buna ka përplasur një të ri që po kalonte rrugën. 

Për pasojë, 20-vjeçari Dorjan Ndoj, ka humbur jetën në spital. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos