U raportua i zhdukur në muajin maj, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 19:11 | Kronikë

U raportua i zhdukur në muajin maj, gjendet në Spanjë trupi i

Është gjetur Marbella të Spanjës trupi i pajetë i 30-vjeçarit Miklovan Danaj, i cili u zhduk në muajin maj.

Mediat spanjolle shkruajnë se të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen e tij dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin.

Danaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe klanet ndërkombëtare të drogës. Zhdukja e tij u raportua në Spanjë e Shqipëri, shkruan A2 CNN.

Guardia Civil ka nisur një hetim në Marbella. Nuk ka pasur arrestime për ngjarjen dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes së tij.

Bashkëpunimi me autoritetet shqiptare është i vazhdueshëm për të sqaruar situatën. Hetimi është duke vazhduar dhe autoritetet paralajmërojnë publikun të mos përhapë mesazhe ose informacione të pabazuara në lidhje me këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos