
Drejtori i burgut të Rrogozhinë, Bilal Hasa, është liruar ditën e sotme, Pasi u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme në polici
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ai do të ndiqet në gjendje të lirë.
Bilal Hasa u vetëdorëzua pasi u raportua se ishte pronari i objektit të përshtatur si “shtëpi bari”, i zbuluar në Peqin.
Pas vetëdorëzimit, ai ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura në njoftimin policor, duke deklaruar se me banesën merret i vëllai, Romario Hasa.
Mësohet se ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt dhe nuk ka pasur dijeni për çfarë mund të ishte ushtruar aty. (A2 Televizion)