Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
20 Mars 2026, 10:22 | Kronikë

Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 20 marsit në Rrugën Mine Peza, pranë Bllokut të Sigurisë.

Sipas informacionit paraprak, viktima me inicialet B. P., i arrestuar më 18 mars për veprën penale “vjedhja e mbetur në tentativë”, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale rreth orës 05:45.

Autoritetet bëjnë me dije se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos