U zhduk 4 muaj më parë, gjendet i dekompozuar trupi i 46-vjeçarit

Nga A2 CNN
9 Prill 2024, 08:49 | Kronikë

U zhduk 4 muaj më parë, gjendet i dekompozuar trupi i

Trupi i pajetë i një 46-vjeçari të zhdukur, 4 muaj më parë, është gjetur i dekompozuar në fshatin Kalivaç të Pogradecit. Viktima është banor i zonës.

Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos