U zhduk një ditë më parë, gjendet e pajetë 77-vjeçarja në Shkodër

Nga A2 CNN
17 Tetor 2024, 19:23 | Kronikë

U zhduk një ditë më parë, gjendet e pajetë

Vetëm 24 orë pasi u shpall e zhdukur, një 77-vjeçare nga Shkodra është gjetur e pajetë nga ana e policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se trupi i pajetë i të moshuarës nga fshati Drisht u gjet në një ullishte, shkruan A2.

“Rreth orës 17:10, në fshatin “Drisht”, është gjetur e pajetë dhe pa shenja dhune,  në një ullishte shtetasja V. Sh., 77 vjeçe. Kjo shtetase ishte larguar ditën e djeshme nga banesa”, njofton policia.

Sakaq një grupi hetimor është ngritur për të zbardhur rrethanat e rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos