Gjykata e Posaçme vendosi të rihapë dyert në gjyqin ndaj të akuzuarve të dosjes "Plumbi i artë", të mbyllura për marrjen e dëshmisë së të penduarit, Nuredin Dumani. Në seancën e së enjtes i penduari po i përgjigjet pyetjeve të avokatëve, shkruan A2 CNN. Në vijim përgjigjet e Dumanit ndaj pyetjeve të avokatit të të pandehurit Gentian Sharra, ku rrëfeu episodin e grabitjes së një argjendari.
Si e njihni Gentian Sharrën?
Gentian Sharrën e njoh nga Talo Ççela. E kam njohur se kishte një lokal afër shtëpisë së Talos në Bradashesh. Kishte një servis e një lokal aty. Kjo ishte njohja fillestare. Sharra çmontonte makina të vjedhura. I kam çuar makina të vjedhura. Veç kësaj kemi kryer edhe vjedhje, grabitje në grup. Njëherë kam çuar një Benz 2500, diku nga 2011. Bashkë me Talon vidhnim makina në qytete të ndryshme.
Cila ka qenë ngjarja e parë me Sharrën?
Fillimisht kemi çuar makina të vjedhura. Pastaj kemi bërë edhe grabitje.
Kë keni grabitur?
Nuk i mbaj mend emrat e shtetasve që grabisnim. Më e madhja ka qenë grabitja e një argjendari në Elbasan diku nga fundi 2011.
Gent Sharra ishte organizator dhe kishte planifikuar gjithçka. Unë shkova vetëm ditën e ngjarjes. Unë do ta godisja me një levë hekuri. Ilirjan Feçi do merrte floririn. Ndërsa Talo Çela dhe Gentian Sharra do na prisnin jashtë. Do ta godisnim te një parkim në Elbasan.
Ku e biseduat planin për grabitjen?
E biseduam te shtëpia e Talo Çelës. Talo me Sharrën kishin siguruar dhe një makinë për grabitjen, që e kam marrë bashkë me Ilirjan Feçin. Grabitja është kryer në 7-8 të mëngjesit.
Çfarë i morët?
I morëm 2 çanta. Pasi e godita ra në tokë. Një çantë e mora unë, një Ilirjan Feçi. Emrin e viktimës s'e kam fiksuar. Nuk më ka interesuar. Në çantat kishte bizhuteri dhe ora. Markat nuk i mbaj mend. Në total 8 kg 300 gramë flori. Shkuam tek shtëpia e Talos. Hipëm në kat të dytë. Derdhëm çantat me florinj. I hoqëm çantat mos kishin ndonjë gjurmues. Atë ditë përdorëm një Benz 250. Mjeti që blu i errët.
Çfarë dini për viktimën?
Ai kishte një Mercedes 190. Ai po shkonte drejt asaj, por nuk di në ishte e tij.
Debati mes Dumanit dhe Sharrës në gjyq
Gentian Sharra: Dumani ka deklaruar në këtë sallë ka deklaruar se nga 2002-2006 ka qenë punëtor në ndërtim a është e vërtet?
Dumani: po është e vërtet.2007 Kam punuar më pas në shezllone. Kam qenë një farë kohe me paterica pasi kam
Pasi ka thyer këmbën, kam qenë me hekura në këmbe edhe kur kam qenë në burg.
Sharra: keni bërë operacion në zemër?
Dumani: Po e kam bërë në 2009
Sharra: Kur kemi bërë grabitjen e parë bashkë ke pasur “background” kriminal, keni qenë i njohur për vjedhje? A ke bërë grabitje te tjera, para shkurtit të 2011.
Dumani: Unë kam pas vjedh makina por më pas kam mësuar nga Gentian Sharra dhe Talo Çela. Ngjarja ka ndodh në një parking pallati.
Sharra: Sa larg e patët viktimën në momentin që e qëlluat?
Dumani: Sa hap krahun, sa e hap krahun edhe ti aq e hap edhe unë. Ti s’ke pas me mua kontakt në telefon, ti ke lajmëruar Ilirjan Feçin. Ti e di mirë dhe unë e di mirë që duhet të kesh një informator se kur hyn dhe del ai tjetri.
Njërën çantë e mora unë tjetrën e mori shoku jot Ilirjan Feçi. Kjo shtëpia është e shokut të Gentian Sharrës, Talo Çela, kjo foto nuk është e 2012 por janë foto të bëra tani. (A2 Televizion)