Urdhëroi vrasjen e gruas, Apeli i Posaçëm kthen në burg avokatin Alban Bengasi

Nga Armand Bajrami
7 Nëntor 2024, 15:36 | Kronikë

Urdhëroi vrasjen e gruas, Apeli i Posaçëm kthen në burg

Gjykata e Posaçme e Apelit ashpërson dënimin ndaj Alban Bengasit, ish-avokatit të akuzuar për "dhunë në familje" dhe "grup të strukturuar kriminal", raporton A2 CNN.

Ndryshe nga Shkalla e Parë, qe e fajësoi Bengasin vetëm për dhunën në familje, Apeli vlerësoi se ai duhet të fajësohet për të dyja akuzat dhe dënohet me 7 vjet burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ai duhet të vuajë një dënim me 4 vjet e 8 muaj burg.

Në Shkallën e Parë të Gjykatës së Posaçme, në maj të këtij viti, Bengasi u dënua përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burg.

Avokati Bengasi u gjykua i veçuar, si një nga personat e hetuar nga SPAK si pjese e dosjes "Plumbi i arte". Në dëshminë e tij para prokurorëve, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, pretendoi se Bengasi i kishte ofruar 120 mijë euro në këmbim të vrasjes së të shoqes së tij, krim që nuk ishte pranuar të kryhej nga Dumani.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos