Valixhja e braktisur te ish-kinema 17 Nëntori, policia: Brenda kishte vegla ndërtimi

Nga A2 CNN
2 Mars 2026, 22:38 | Kronikë

Valixhja e braktisur te ish-kinema 17 Nëntori, policia: Brenda kishte vegla

Policia e Tiranës ka reaguar pas alarmit për një valixhe të dyshimtë që u gjet pranë ish-kinemasë "17 Nëntori"

Me anë të një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

Gjithashtu, bëhet e ditur se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.

“Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla Operative se në rrugën ‘Bardhok Biba’, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë.

Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi”, njofton policia.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos