
Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për vjedhje.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ranë shtetasit K. B., 26 vjeç dhe S. B., 27 vjeç, (vëllezër), pasi në automjetin e tyre u gjetën dhe u sekuestruan, sende dhe materiale të ndryshme të vjedhura në një lokal në Rrugën e Kavajës.
Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve C. D., S. A. dhe B. K., të cilët dyshohen si bashkëpuntorë në këtë vjedhje.
Gjithashtu, policia njofton se u arrestuan në flagrancë edhe shtetasit A. V., 23 vjeç, E. K., 19 vjeç dhe F. H., 19 vjeç, pasi u kapën duke tentuar të vidhnin në një subjekt (dyqan) në pronësi të shtetasit F. L.
“Në kuadër të operacionit policor ‘Bashkëpunimi’, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 vunë në pranga shtetasit K. B., 26 vjeç dhe S. B., 27 vjeç, pasi në automjetin e tyre u gjetën dhe u sekuestruan sende të ndryshme të vjedhura në një lokal në Rrugën e Kavajës.
Në vijim u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve C. D., S. A. dhe B. K., si të dyshuar për këtë vjedhje.
Në kuadër të operacionit policor ‘Flagranca’, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit A. V., 23 vjeç, E. K., 19 vjeç dhe F. H., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin në një dyqan.”, njofton policia. (A2 Televizion)