VIDEO| Arratisja spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2024, 21:37 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar një video të pazakontë ku shfaqet efektivi i policisë Feim Onjea në Gjirokastër, i shpallur në kërkim, i cili arratiset nga ambientet e drejtorisë pasi merr vesh që do të arrestohet.

Në pamje shihet Orenja që del me shpejtësi nga dera e komisariatit dhe kalon murin rrethues, teksa kolegë të tij e ndjekin nga pas me vrap.

Në operacionin e policisë në Gjirokastër u arrestua shefi Shefi i Krimeve, Alfred Kondi, nënkomisarin Xhevit Dine, doganieri Bledar Mustafaraj dhe shtetasit Ilir Muho dhe Kleodor Kazo.

Nga hetimet u dokumentua me prova ligjore përfshirja e shtetasve në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojërave të fatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos