Video në TikTok duke hyrë me forcë në bankë, lirohet 38-vjeçari në Korçë

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 14:40 | Kronikë

Video në TikTok duke hyrë me forcë në bankë, lirohet

Gjykata e Korçës vendosi sot masën e sigurisë detyrim paraqitje për 38-vjeçarin Valter Xhelillarin, i cili u kap pasi kishte hyrë me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në Korçë.

Në deklarimin e tij në polici, ai tha se ishte në gjendje të dehur dhe se nuk mbante mend asgjë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 21 dhjetorit në lagjen nr.3 të qytetit të Korçës, shkruan A2.

Rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një banke, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos