Përplasi me makinë policin, arrestohet në flagrancë 21 vjeçari

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 13:23 | Kronikë

Përplasi me makinë policin, arrestohet në flagrancë 21

Një i ri 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Sektori i Qarkullimit Rrugor për shkak të një aksidenti të rëndë që përfshiu një punonjës policie.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:00, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, i riu ka aksidentuar oficerin S. Sh., 30 vjeç, i cili ishte në detyrë si pjesë e patrullës së Policisë së Rendit.

Pas përplasjes, punonjësi i policisë u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos