Shiste lëndë piroteknike, ‘e pëson’ 46-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 10:40 | Kronikë

Shiste lëndë piroteknike, ‘e pëson’ 46-vjeçari

Një 46-vjeçar është proceduar penalisht, pasi shiste lëndë piroteknike në automjetin e tij, shkruan A2 CNN.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Ndërkohë blutë i bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin jo vetëm tregtimin, por edhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve pa leje, duke mos rrezikuar jetën dhe sigurinë publike.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Masa të shtuara për parandalimin e shitjes së lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Procedohet penalisht 46-vjeçari, sekuestrohet një sasi fishekzjarresh dhe kapsollash të llojeve të ndryshme.

Në vijim të  kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara në subjekte tregtare dhe pika shitjesh, në rrugën “Ali Shefqeti” shërbimet e Komisariatit Nr.1, konstatuan shtetasin S.A, 46 vjeç, duke shitur lëndë piroteknike në mjetin që posedonte.

Në vijim të veprimeve nisi procedimin penal për këtë shtetas  dhe materialet iu referuan Prokurorisë.

Policia e Tiranës apelon të gjithë qytetarët që të shmangin jo vetëm tregtimin, por edhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve pa leje , duke mos rrezikuar jetën dhe sigurinë publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos