All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vihet nën kontroll zjarri në Lushnje

Nga Çaku Tafa
25 Dhjetor 2023, 22:51 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Vihet nën kontroll zjarri në Lushnje

Pas përpjekjeve të mëdha të shërbimeve zjarrfikëse dhe të gjitha forcave të angazhuara në terren, është bërë e mundur vënia nën kontroll e vatrës së riaktivizuar të zjarrit në qendrën tregtare në Lushnje.

All - Paragraf - 3

Situata mbetet në monitorim.

Qendra tregtare në Lushnje u përfshi nga flakët pasditen e Krishtlindjeve. Situata u bë e vështirë për shkak se katet e sipërme të godinës janë shtëpi banimi. Fillimisht, flakët janë vënë re në katin e tretë të godinës dhe u përhapën me shpejtësi, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e policisë dhe forcave zjarrfikëse.  

Dhjetra qytetarë në objektin e përfshirë nga flakët kanë nxituar të dalin, ndërsa të tjerë mbetën të izoluar në banesa. 

All - Paragraf - 6

Pas ndërhyrjes së policisë, forcave Shqiponja e veçanërisht të forcave speciale RENEA, është bërë i mundur kontrolli derë më derë i banorëve, e fatmirësisht gjetja dhe evakuimi i 39 qytetarëve të asfiksuar, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos