Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Soni Pepën, alias Vilson Pepën.
Vilson Pepa është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai konsiderohet si anëtar i grupit kriminal që trafikonte drogë dhe që drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çapja.
41-vjeçari ishte në kërkim nga SPAK lidhur me një ngarkesë prej 11 tonë kokainë, një pjesë e të cilës u kap në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020, shkruan A2.
Sipas të dhënave, Pepa është arrestuar në Santo Domingo dhe kishte me vete dokumente shqiptare dhe italiane. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën 5 aparate të enkriptuara dhe para “cash”.
(A2 Televizion)