Rëndohet bilanci i aksidentit në Has, ndërron jetë në spital pasagjeri

Nga Ervin Mehmeti
9 Shtator 2025, 09:52 | Kronikë

Rëndohet bilanci i aksidentit në Has, ndërron jetë në

Një tjetër jetë është shuar pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Golaj të Hasit, ku u përplasën dy automjete tip “Benz”.

Nga përplasja humbën jetën dy persona, njëri prej tyre me pasaportë britanike, ndërsa tjetri ishte invalid pune.

Ngjarja ndodhi  të hënën rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë–Golaj. Automjeti i drejtuar nga shtetasi me inicale N. L. u përplas me mjetin e drejtuar nga shtetasi me inicale N. S., ku ndodhej edhe pasagjeri me inicale Z. N..

Përveç dy viktimave, një tjetër person mbeti i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia gjatë drejtimit të mjetit, por ende nuk është përcaktuar se cili prej drejtuesve ka shkaktuar përplasjen fatale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos