E rëndë në Lezhë! 16-vjeçarja humb jetën pasi bie në kontakt me kabllo elektrike të zhveshura

Nga A2 CNN
9 Shtator 2025, 12:41 | Kronikë

E rëndë në Lezhë! 16-vjeçarja humb jetën pasi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zejmen të Lezhës. Policia njofton se  një 16-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas policisë e mitura ka qenë duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj kur ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen, një shtetase 16 vjeçe, duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj, dyshohet se ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos