Vodhi para dhe pije alkoolike në një lokal, arrestohet 29-vjeçari në Shijak

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2025, 13:56 | Kronikë

Vodhi para dhe pije alkoolike në një lokal, arrestohet

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Shijak, pasi dyshohet se vodhi para dhe produkte të tjera gjatë natës në një lokal.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 29-vjeçari në inicialet S.Ll ka vjedhur mes të tjerash edhe disa shishe me pije alkoolike.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i Policisë:

Shijak-Vodhi para dhe produkte, në një lokal, gjatë natës, reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të 29-vjeçarit.

Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. Ll., 29 vjeç, banues në Shijak.  

Ky shtetas dyshohet se gjatë natës ka vjedhur në një lokal në Shijak, një shumë parash dhe pije alkoolike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos