Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës, ku për pasojë ka humbur jetën një 28 vjeçar.
Mësohet se 28 vjeçari Gëzim Muçaj ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.
Pasi 4 personat kanë dalë nga makina e përplasur, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë godit nga automjeti me drejtues shtetasin Ismail Laçe.
Për pasojë, shtetasi Gëzim Muçaj ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci janë dërguar në spital, për mjekim.
Shtetasi Ismail Laçe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(A2 Televizion)