Digjen dy ndërtesa në Librazhd dhe Gramsh

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2025, 11:42 | Kronikë

Digjen dy ndërtesa në Librazhd dhe Gramsh

Dy banesa janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të fundit në Librazhd dhe Gramsh, fatmirësisht pa pasur pasoja në njerëz.

Në lagjen "Holta" të qytetit të Gramshit, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. B., 68 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë që në Librazhd, në lagjen nr. 1, dyshohet se për të njëjtën arsye ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit A. B. ku ka pasur dëme të mëdha materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos