Vodhi xhiron ditore në një dyqan nën kërcënimin e thikës, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
10 Prill 2026, 10:56 | Kronikë

Vodhi xhiron ditore  në një dyqan nën kërcënimin e

Një 42-vjeçar i dënuar ka rënë në prangat e policisë, pasi vodhi një shumë parash në një dyqan, duke kanosur me thikë punonjësen. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 prill në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku 42-vjeçari ka vjedhur xhiron ditore në dyqan.

Sipas policisë ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Ndërsa janë sekuestruar thika dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 42-vjeçari, gjatë vjedhjes.

Njoftim i Policisë Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Tools”.

Sekuestrohen thika dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 42-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tools”, si rezultat i të cilit u kap në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës dhe vu në pranga shtetasi në kërkim:

-B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 01.04.2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore) në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos