
Ka ndërruar jetë në spitalin e Gjirokastrës 60-vjeçari Krenar Stroka bashkëpronari i Hotel Olimpik, i cili një ore më parë u rrëzua nga tarraca e hotelit të tij në kushte ende të pazbardhura.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Hotel Olimpik në kilometrin 2 në aksin Gjirokastër-Tepelenë. A2 CNN raporton se Stroka është një prej bashkëpronarëve të këtij hoteli.
Mësohet se 60-vjeçari gjendej në tarracë dhe më pas ka rënë nga një lartësi gati 15 metra.
Ai u transportua me autoambulancë në spital në gjendje mjaft kritike dhe pas një orë ndërroi jetë.
(A2 Televizion)