Vranë 5-vjeçarin në Athinë dhe tentuan t’i ekzekutonin prindërit, në kërkim 4 shqiptarë

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2024, 21:14 | Kronikë

Policia greke ka publikuar detajet e katër personave të akuzuar dhe të shpallur në kërkim për vrasjen e një fëmijë 5 vjeçar dhe tentativën për vrasjen e prindërve të tij, ngjarje e ndodhur në datën 1 nëntor në Markopulos, të Athinës.

Ndaj tyre është ngritur procedimi penal për “vrasje me dashje” dhe tentativë “bashkëpunim në veprën e mëparshme”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim të armëve të zjarrit”.

Në ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e Makropoulos, u qëllua 15 herë me dy armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Peugeot”, me të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh, ku nëna ishte shtatzënë, së bashku me vajzën dhe djalin e tyre 5-vjecar.

Ka qenë një automjet tjetër që është ndalur paralel me mjetin “Peugeot”, nga ku kanë zbritur dy persona të cilët kanë hapur zjarr. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur e më pas ndërroi jetë fëmija 5-vjecar me iniciale A.A., i cili mori një plumb në kokë.

Katër personat e shpallur në kërkim ditën e sotme, janë pjesëtarë të komunitetit romë, nga Shqipëria. Ata janë identifikuar si Agron Tahiri (48 vjeç) nga njësia administrative “Qendër” në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me gjeneralitetet Evagjelo Zafiropoulo (28 vjeç) dhe Dhimitrio Zafiropoulo (25 vjeç) dhe kushëriri i tyre Nektario Petropoulo (34 vjeç).

Prokuroria e Atikës Juglindore dhe policia e Athinës kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen dhe arrestimin e katër personave të shpallur në kërkim, duke thënë në njoftim se janë të lutur të ndajnë informacione me ta në kushte anonimiteti dhe konfidencialiteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos